
Historia jonë
Një punishte e thjeshtë, dy palë duar dhe shumë durim.
Unë jam Ana. Kam studiuar për financë, por arti ka qenë gjithmonë ajo që më largon nga rutina e përditshme. Gjatë pandemisë, bashkë me Aldon, mësuam vetë si të punojmë me dyllin e bletës, orë pas ore, derisa më në fund dylli filloi të na bindej.
Vumë re se në Shqipëri nuk kishte pothuajse fare qirinj të vërtetë me dyll blete, ndaj vendosëm t'i bëjmë vetë. Sot çdo qiri Kiribee punohet me dorë në Tiranë, nga dylli 100% i bletëve shqiptare. Pa kimikate, pa shkurtesa, pa kompromise.
“Mund të duket si diçka e vogël, por përfitimet për shëndetin dhe mendjen janë mbresëlënëse.”
Aldo është partneri im në gjithçka, dora e dytë që e mban punishten në këmbë. Dëshira jonë është e thjeshtë: të ndaleni për një çast, të ndizni një qiri dhe ta lini dhomën të zbutet rreth jush.
me dashuri, Ana
Disa gjëra për mua
- StudimetJam diplomuar për Menaxhim Bankar dhe Financiar.
- ArtiArti është hobi im, i vetmi që më largon nga monotonia e përditshme.
- DemiJam e qetë nga natyra, si çdo Dem, por më pëlqen ta ndryshoj shpesh ambientin.
- UdhëtimetJam e fiksuar pas udhëtimeve.
- NgjyratNgjyrat e mia të preferuara janë ato të tokës.
- FilmatZhanret e mia të preferuara janë thriller dhe mister.














